JAVA 3

Në sondazhin e tretë të hapur për tre vajzat e preferuara të publikut se cilat duhet të takojë Saimiri gjatë kësaj jave janë votuar Jonida Eshja, Enxhell Lengo dhe Enxhi Haxhiu.

JAVA 2

Në sondazhin e dytë të hapur për tre vajzat e preferuara të publikut se cilat duhet të takojë Saimiri gjatë kësaj jave janë votuar Albana Xhani, Arjana Shabani dhe Drita Perhati.

JAVA 1

Mbrëmja e parë e spektaklit Love Story në Tv Klan rezervoi shumë emocione, surpriza e të papritura, duke thyer një rekord shikueshmërie. Tv Klan vendosi në dispozicion të publikut edhe një sondazh në faqen e web tvklan.al, ku do të votoheshin vajzat konkurrente për të fituar një takim me Saimirin. Pas mbylljes së sondazhit, 3 vajzat më të votuara që publiku ka kërkuar të dalin në takimin e radhës me Saimirin, ishin Vivien Thano, Kejda Topi dhe Suela Karaj. Por do të jetë Saimiri që do të vendosë nëse do të marrë parasysh dëshirën e publikut për të dalë me 3 bukuroshet në takim.