Valentina Turatti, 22 vjeçe. Ka lindur në Itali. Studion për menaxhim biznesi. Mamanë e ka pasur shqiptare, ndërsa babin e ka italian. Valentina është shumë e lidhur me Shqipërinë.
Në moshën 5-vjeçare ka filluar baletin dhe për asnjë moment nuk është shkëputur nga kërcimi. I pëlqen të udhëtojë në shumë vende, pasi do të zbulojë kultura të ndryshme.
Është pozitive, e ëmbël dhe shumë spontane. Ka një shpirt të lirë me të cilin do të bëjë për vetë Saimirin.